“Fushatë korrekte në javën e parë”

Maqedonia

“Fushatë korrekte në javën e parë”

Më: 9 prill 2019 Në ora: 11:02
Kandidatët për president

“Kandidatët presidencial udhëheqin fushatë korrekte dhe të denjë dhe deri tani i përmbahen kodeksit të nënshkruar për zgjedhje korrekte dhe demokratike”, kështu vlerësojnë analistët politik.

Ka pasur vërejtje, provokime, po nuk kishte goditje të ulëta mes tyre ndërsa ballafaqimi i parë televiziv shkoi mirë, me shtrëngim duarsh dhe me përshëndetje të tre kandidatëve në fund të emisionit.

Analisti politik Albert Musliu thotë se kandidatët deri tani po udhëheqin fushatë të mirë.

“Fushata nuk është në nivelin e zgjedhje që e dimë si mund të jetë. Nuk përdorin goditje të ulëta, siç jemi mësuar, megjithatë është grup profesorësh”, deklaroi Musliu.

Sipas analistit politik Petar Arsovski, kandidatët përgjithësisht përmbahen në nivelin e fushatës demokratike dhe korrekte, me disa përjashtime, por kjo nuk është diçka e madhe.

“Mendoj se fushata shkon denjësisht. Ka shumë debate, qytetarët kanë mundësi t’i shohin kandidatët drejtpërdrejtë, kështu që për momentin, mendoj se nuk është problematike kjo pjesë”, tha Arovski.

Kandidatët presidencial edhe pse thanë se janë kandidat mbipartiak, sipas analistëve, nuk kanë arritur të ikin nga agjenda partiake e partive politike.

Musliu thekson se tre kandidatët edhe pse mundohen të tregon si mbipartiak për shkak se duan të marrin një pjesë të votave të papërcaktuara, këtë nuk mund ta shoh te tubimet e tyre.

“Pendarovski është me mesazhin ‘Bashkërisht përpara’ dhe me këtë bën apel ndaj të gjithë bashkësive etnike, që përafrisht është mesazh i njëjtë i ‘Jetë për të gjithë’. Siljanovska Davkova është me qëndrimet e OBRM-PDUKM-së edhe sa i përket marrëveshjes së Prespës dhe funksionimit të Qeverisë. Këtu nuk shoh ndonjë dallim dhe nuk shoh ku është dallimi. Reka mundohet të jetë më mbipartiak, por edhe ai është në kuadër të dy partive që e mbështesin”, tha Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat