Voutsis: BE-ja duhet të merr hap vendimtar për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Voutsis: BE-ja duhet të merr hap vendimtar për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Më: 9 prill 2019 Në ora: 14:40
Nikos Voutsis

“Përveç pranimit të Marrëveshjes së Prespës përmes deklaratave, BE tani është e thirrur të marrë hap vendimtar dhe të sjell vendim kyç për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut”.

Këtë e ka thënë kryetari i Parlamentit të Greqisë Nikos Voutsis, gjatë fjalimit të tij në Konferencën e parë të kryetarëve të kuvendeve të vendeve anëtare të BE-së, me temë “Bashkimi Evropian dhe fqinjët e saj”, që mbahet në Vjenë.

“Kemi treguar se ekziston vullnet politik, shtetet tona munden në mënyrë paqësore t’i zgjidhin dallimet e tyre, mbi bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të fqinjësisë së mirë. Nga njëra anë, marrëveshja krijon kuadrin e plotë për zhvillimin e marrëdhënieve tona politike dhe ekonomike me Maqedoninë e Veriut”, tha Voutsis, i cili vlerësoi edhe vizitën e kryeministrit grek Alexis Tsipras, gjatë javës së kaluar në Shkup.

Kryetari i Kuvendit grek ka folur edhe për perspektivën evropiane të rajonit, ku tha se për Greqinë është prioritet kryesor anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat