Sheqerinska: Anëtarësimi në NATO do t’i përmirësojë treguesit ekonomik

Maqedonia

Sheqerinska: Anëtarësimi në NATO do t’i përmirësojë treguesit ekonomik

Më: 9 prill 2019 Në ora: 15:59
Radmilla Sheqreinska

“Anëtarësimi në NATO për shtetin është i rëndësishme jo vetëm në plan të sigurisë, por edhe në plan ekonomik”, thotë Radmilla Sheqreinska gjatë vizitës së saj në Kumanovë në organizimin e ditë së hapur të ushtrisë me qytetarët.

“Më parë, u vërtetua se pas disa viteve rejting të ulët kreditor, arritëm si shtet ta përmirësojmë rejtingun kreditor, që do të thotë se edhe shteti edhe firmat dhe qytetarët do të mund të marrin mjete me kushte të volitshme.

Rritja e eksportit, e investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe posaçërisht ulja e papunësisë, shtoi ministrja, tregon se shteti kur ndërmerr masa të vërtetë në plan politik, sjell edhe rezultate ekonomike pozitive.

“Ajo që na duhet është që tani të vazhdojmë, ta rrumbullakojmë procesin e ratifikimit të anëtarësimit në NATO, ku jemi të bindur se do të ndodhë këtë vit, t’i nisim bisedimet me BE-në dhe të tregojmë se ky shtet mund të mësojë nga gabimet e veta”, tha ministrja Sheqerinska.

Sheqerinska njoftoi se sot në Kumanovë do të diskutojnë për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe i ceku të dhënat zyrtare në nivel shtetëror.

‘Mbi 620 milionë euro investime të huaja të drejtpërdrejta hynë në vitin 2018, kjo është thuajse katër herë më shumë se viti 2017, dhe dyfish më shumë se viti më i mirë sipas investimeve të huaja”, tha Sheqerinska.

Ajo theksoi se investitorët e huaj kanë njohur se shteti po stabilizohet dhe me anëtarësim në NATO, mund të garantohet edhe prona dhe biznesi i tyre. Ajo bëri krahasim me fillimin e mandatit, duke thënë se rritja ekonomike për tremujorin ka qenë në minus 1%, ndërsa të dhënat e fundit tregojnë rritje prej 3.7% të BVP-së në tremujorin e fundit.

“Gjithë këto janë rezultate inkurajuese. Problemi jonë numër një është papunësia, është ende lartë me 19.7%, megjithatë e nisëm mandatin me 27% papunësi. Të gjithë treguesit ekonomik tregojnë tendenca pozitive, por ato tendenca pozitive varen me atë se si marrim vendim në plan politik, si shtet që i zgjidh problemet e veta, dhe për këtë shkak mendojmë se në këtë periudhë është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të procedojmë lajme të mira nga vendi”, tha mes tjerash Sheqerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat