Kërkesa për falje nga Ivanov, përplasë partitë politike

Maqedonia

Kërkesa për falje nga Ivanov, përplasë partitë politike

Më: 9 prill 2019 Në ora: 16:23
Gjorge Ivanov

Për LSDM-në është e papranueshme që presidenti t’i falë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit, nga presidenti Gjorge Ivanov. Zëdhënësi i socialdemokratëve Konstandin Konstadinov, deklaron se një gjë e tillë aq më pak mund të ndodh gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale.

Për ne si parti politike është e papranueshme falja për persona për të cilët ka veç më ka dënime gjyqësore për shkeljen e rendit kushtetues, gjithsesi edhe sipas ligjit, Gjorge Ivanov nuk mundet ti amnistojë pa procedurë paraprake në Ministrinë e Drejtësisë e dimë mirë se gjatë zgjedhjeve të shpallura, në periudhë të fushatës parazgjedhore nuk mund ta zbatojë procedurën e njëjtë – tha Konstandin Kostandinov, LSDM.

Nga VMRO-DPMNE, nuk e komentojnë kërkesën për faljen e të dënuarve. Zëdhënësi i partisë së Mickoskit, Naum Stoillkovski akuzoi pushtetin se keqpërdor sistemin juridik.

Nuk do ti komentoj kërkesat e dorëzuara, vetëm se do të potencoj se VMRO-DPMNE deri më tani disa herë ka folur për keqpërdorimin e ndikimit, për keqpërdorim të pozitës, për keqpërdorim të sistemit juridik pikërisht në drejtim të sigurimit të, siç thoshte kryeministri, të dy të tretës për disa nevoja – u shpreh Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Kërkesa për falje nga ish-funksionarët e VMRO-DPMNE-së, mes të cilëve është edhe ish-shefi i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, vjen një muaj pasi gjykata shqiptoi 211 vite burg për organizatorët e 27 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat