VMRO-DPMNE thotë se bisedimet për PSP-në nuk do të udhëhiqen nëpërmjet mediave

Maqedonia

VMRO-DPMNE thotë se bisedimet për PSP-në nuk do të udhëhiqen nëpërmjet mediave

Më: 9 prill 2019 Në ora: 17:51
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE vërtetoi se mbrëmë ka pasur takim ku është biseduar për Propozim-ligjin e sistemit prokurorial, që përfshin edhe PSP-në.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski deklaroi se janë dakorduar që në të ardhmen bisedimet të mos udhëhiqen nëpërmjet mediave dhe të përqendrohen në sjelljen e një ligji cilësor.

Ai refuzoi të jep detaje më të shumta për takimin e djeshëm.

Më herët, ministria e Drejtësisë njoftoi se dje është mbajtur takim ku është shqyrtuar teksti i fundit i prokurorisë publike. Në njoftim nuk u theksua se ku është mbajtur takim, por cekën se të dyja palët janë dakorduar që konsultimet për këtë ligj të vazhdojnë, për shkak se dallimet kyçe edhe më tej janë të pranishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat