Ndërron jetë këmbësori i aksidentuar në Shkup, Prokuroria do të nis hetimet

Maqedonia

Ndërron jetë këmbësori i aksidentuar në Shkup, Prokuroria do të nis hetimet

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:33
Foto Ilustrim

Prokurori publik i Prokurorisë Themelore të Shkupit, së bashku me ekipe hetuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfaqësues të Institutit për Mjekësi Ligjore, ka kryer hetime në bulevardin “Vidoe Smilevski-Bato” në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit, ku në aksident komunikacioni një këmbësor e humbi jetën.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur kur 57-vjeçari këmbësor ka dalur jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësor. Më pas është goditur nga një makinë “Skoda Octavia” me targa gjermane, e drejtuar nga e autorizuara shtetase e Maqedonisë. Nga goditja, këmbësori ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Pas urdhrit të Prokurorit Publik, trupi i këmbësorit është dërguar për autopsi, ndërsa do të testohet edhe prania e alkoolit në gjak dhe urinë tek shoferi i makinës.

Nga MPB është kërkuar që të kryejë kontrolle tek inçizimet e video-kamerave në objektet përreth dhe nga sistemi “Qytet i sigurt”, me qëllim që të konfirmohet nëse është regjistruar aksidenti.

Me qëllim që të konfirmohet gjendja faktike, do të bëhet edhe hetim teknik tek makina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat