Zgjedhjet presidenciale, analistët: Vota e shqiptarëve nuk guxon të shkoj për kandidatin maqedonas

Maqedonia

Zgjedhjet presidenciale, analistët: Vota e shqiptarëve nuk guxon të shkoj për kandidatin maqedonas

Nga: B.S. Më: 10 prill 2019 Në ora: 11:17
Analisti politik Arsim Sinani dhe gazetari Xhenur Iseni

Fushata zgjedhore në Maqedoni sa shkon e bëhet edhe më e nxehtë. Me replica e kundër replica në distance kandiatët për zgjedhjet për President kanë hyrë tashmë në javën e dytë të fushatës. Partitë shqiptare janë futur në këtë garë të ndarë, por kësaj radhe po ndodh një ndarje jo e natyrshme. Edhe pse në këtë garë është vetëm një kandidat shqiptar, për here të parë katër parti shqiptare në pushtet po mbështesin një kandidat maqedonas për President, derisa shqiptari i vetëm në këtë garë Blerim Reka po mbështetet nga dy partite opozitiare. Ftesa e liderit të partisë më të madhe në Maqedoni (BDI-së), Ali Ahmeti që shqiptarët të votojnë kandidatin maqedonas për president, Stevo Pendarovskin, është vlërësuar nga analistët si një kapitulim i Ahmetit dhe partisë së tij që tashmë për disa vite qeverisë në Maqedoni. Sipas tyre vota e shqiptarëve në asnjë mënyrë nuk duhet të shkoj në llogari të kanditatit maqedonas kushdoqoftë ai, shkruan BotaSot.

“Ali Ahmeti është i humbur, i kapur dhe shpreh dështimin e plotë të tij në politikë. Mënyra se si i qaset problemeve të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut tregon se është në fund të karrierës politike. Ftesa që ua bën shqiptarëve ta votojnë një kandidat maqedon është tregues i një retorike që shqiptarin e do objekt e jo subjekt politik. Nuk ishte parë më parë që një parti shqiptare të mbështet njē kandidat nga etnia maqedone kur e kemi e kandidatin shqiptar prof.dr.Blerim Rekën, një figurë mjaft reprezenative”, thekson për Bota Sot, analisti politik Arsim Sinani.

Sipas tij këto zgjedhje dhe kjo politikë e gabuar e Ahmetit do të shënoj fillimin e rrënies së kësaj partie që po rrëshqet drejt një doktrine të gabuar.

“Realisht ky është fillimi i rrënies së kësaj partie BDI, sepse nga parti shqiptare kjo parti po rrëshqet në syth i doktrinës maqedone. Vota shqiptare do orientohet drejt prof dr.Blerim Rekës sepse kështu ruhet qenia shqiptare në Maqedoni por edhe idealet e shqiptarëve në 1968, 1992 dhe 2001. Shqiptarët e kanë pranverën e tyre politike shqiptare që bukur e simbolikon prof.dr.Blerim Reka dhe opozita e bashkuar shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleamca për shqiptarët”, shton Sinani.

Anlisti dhe gazetari Xhenur Iseni në një prononcim për gazetën BotaSot thotë se shqiptarët nuk duhet të kenë minimumin e dilmës se për kë duhet të votojnë në këto zgjedhje.

Apsolutisht se vota shqiptare duhet të adresohet te kandidati shqiptar dhe kjo nuk do dilemë. Shqiptarët duhet ta faktorizojnë votën dhe pala tjetër të binden se shqiptarët janë ata që vendosin se kush do të bëhet President”, thotë Iseni.

Ai madje shton se kjo mbështetje e partive shqiptare ndaj kandidatit maqedonas nuk është e sinqertë për faktin se këto të fundit as që marrin pjesë nëpër tubimet e tij. Ndrësa çdo sukses të tij do të mundohen ta përvetësojnë si meritë të tyre.

“Secila parti shqiptare që mbështet kandidatin qeveritar, nëse do të kishin dal me kandidat të tyre partiak ata do të kishin pësuar rezultat shumë të keq, kështu që mossuksesin e tyre ata do ta adresojnë te Pendarovski nëse ky i fundit nuk korr rezultat të mirë. Mendoj se mbështetja për Pendarovskin nuk është e sinqertë sidomos nga BDI, sepse të njëjtin nuk e mbështeti para 5 viteve. Ndërsa tani BDI në shumë tubime të Pendarovskit nuk po merr pjesë edhe për skaj se janë deklaruar publikisht që qëndrojnë pas tij”, përfundoi gezetari Iseni.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni do të mbahen më 21 prill ndërsa në garë për të parin e shtetit janë 3 kandidat. Blerim Reka që mbështetet nga partite Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Stevo Pendarovski kandidat I shumicës (LSDM, BDI, PDSH, ALTERNATIVA, RDK) dhe Gordana Siljanovska – Davkova nga opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat