Bolaris: Nga viti i ardhshëm arsimor nuk do të ketë irredentizëm në tekstet shkollore

Maqedonia

Bolaris: Nga viti i ardhshëm arsimor nuk do të ketë irredentizëm në tekstet shkollore

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:26
Federika Mogerini, Johanes Han, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras

Njeriu i dytë i diplomacisë greke, Markos Bolaris, i cili është në krye të grupit grek në Komitetin për tekstet shkollore është optimist se nga vitit i ardhshëm 2019-2020,  Komiteti i përbashkët interdisiplinar i ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore do të ketë sukses ta largojë irredentizmin dhe revizionizmin nga librat shkollorë, njofton MIA nga Athina.Bolaris beson se deri sa ekziston vullnet do të ketë edhe sukses, ndërsa ekspertët fokusohen që ta arrijnë rezultatin më të mirë të mundshëm.

“Duam të jemi të sinqertë. Për këtë  shkak edhe në takimet paraprake, njëri në Selanik, tjetri në Shkup, fokusohemi me sinqeritet të kemi rezultat, sepse ky është mandati. Bëhet fjalë për komitet të përzier të ekspertëve. Shumica e tyre janë profesorë të fakulteteve, por takimet tona nuk janë forum akademik, konferencë akademike, konferencë shkencore, por është takim i akademikëve, historianëve, shkencëtarëve që duhet ta zbatojnë Marrëveshjen e Prespës dhe kjo marrëveshje thotë se duhet që nga tavolina ta heqim gjithë atë që na ndan. Ajo që na ndante ishte propaganda e irredentizmit dhe revizionizmit”, tha Bolaris në konferencën për media në Ministrinë e Punëve të jashtme të Greqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat