Prokuroria e Shkupit ka ngritur akuzë kundër një nëne që e ka braktisur foshnjën e saj 13-muajshe

Maqedonia

Prokuroria e Shkupit ka ngritur akuzë kundër një nëne që e ka braktisur foshnjën e saj 13-muajshe

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:29
Shkupi

Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup ka dorëzuar akuzë kundër një personit i cili ngarkohet për veprën penale “Neglizhim dhe keqtrajtim të fëmijës” sipas nenit 201 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 12 paragrafi 2 nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut.

Sipas Prokurorisë, nëna e një foshnje 13-muajshe në periudhën prej 15.06.2018 deri në 07.07.2018, e ka braktisur foshnjën dhe me atë e ka rrezikuar jetën e foshnjës.

“Në periudhën kohore, derisa babai i foshnjës ka qenë në burg, ajo foshnjën e ka lënë vetëm, pa kujdes prindëror. Si pasojë e kësaj, më 07.07.2018 te foshnja janë konstatuar lëndime të rënda trupore, gjegjësisht frakturë të eshtrave të kafkës, gjakderdhje në tru, por edhe frakturë të kockave në dy këmbët dhe duart. Si rezultat i ekspertizës psikiatrike ndaj të akuzuarës, ka dalë se ajo veprën e ka kryer në gjendje të moskujdesit, gjatë së cilës ka pasur aftësi të ulur për ta kuptuar veprën, gjegjësisht ulje të aftësisë së saj për t’i analizuar procedurat dhe kuptimin e thelbit të veprimit të saj”, thuhet në kumtesë.

Prokuroria Gjykatës i ka propozuar që me shqiptimin e dënimit t’i shqiptohet edhe masë kujdesi – mjekim i domosdoshëm psikiatrik në liri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat