“PSP nuk shkon në histori”

Maqedonia

“PSP nuk shkon në histori”

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:24
PSP

“Prokuroria Speciale publike nuk shkon në histori dhe nuk është e saktë se në bisedimet me opozitën maqedonase është dakorduar se nuk do të funksionojë. Përkundrazi, PSP do të funksionojë”, tha sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mile Boshnjakovski duke u përgjigjur në pyetjet për bisedimet me opozitën maqedonase për Ligjin për prokurori publike.

Boshnjakovski potencoi se bisedimet nuk udhëhiqen në dyer të mbyllura sepse gjithmonë ka informacione në opinion, ndërsa ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska gjithmonë i jep të gjitha detajet. “Ligjin nuk e shkruajmë për ne, por për qytetarët”, tha Boshnkoovski.

Ai shtoi se qëllimi është që të kemi shumicën prej dy të tretën, që ky ligj në përshpejtojë në rrugën drejt BE-së për ta marrë datën.

“Ky ligj është një ndër ligjet reformatore që përfaqësuesit e Bashkimit Evropian presin ta miratojmë bashkërisht dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët”, tha Boshnjakovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat