Siljanovska: Gjithçka mund të ndryshoni, por atdheun asnjëherë

Maqedonia

Siljanovska: Gjithçka mund të ndryshoni, por atdheun asnjëherë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:35
Gordana Siljanovska- Davkova

Atdheu është i pandashëm nga kombet. Shpeshherë kthehem në fjalët nga Bernard Sho-gjithçka mund të ndryshoni, mund ta ndryshoni ideologjinë, mund ta ndërroni veshmbathjen, sjelljen, por atdheun asnjëherë, ka thënë Gordana Siljanovska- Davkova, kandidat për president nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni në tubimin e sontëm në Gostivar.

Duke folur për rëndësinë e funksionit president, që sipas saj nuk është ceremonial, Siljanovska- Davkova e ka paralajmëruar angazhimin e saj nëse zgjidhet në këtë detyrë.

“Si presidente a ardhshme çdoherë dhe çdokund do të insistojë ne emërimin e dy gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese, në Këshillin e sigurimit të emërojë ekspertë të shquar nga sfera e sigurisë dhe të përdorë instrumentin paraqitje para Kuvendit. Atë instrument do ta shfrytëzojë më shpesh, jo vetëm një herë në vit dhe do të flas për problemet e qytetarëve”, tha ajo.

Ka kritikuar intonimin e himnit gjatë vizitës së kryeministrit grek Aleksis Cipras që sipas saj nuk ka qenë gabim teknik, por siç tha, “pushteti aktual nuk ka dashur t’i shkaktojë probleme mysafirit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat