ASHMAA kundër Qeverisë: Keni tejkaluar kompetencat në lidhje me punën e mediave

Maqedonia

ASHMAA kundër Qeverisë: Keni tejkaluar kompetencat në lidhje me punën e mediave

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:38
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA)

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka reaguar për vendimin e djeshëm të qeverisë, prej ku dhanë mendim negativ për Strategjinë rregullatore për zhvillimin e veprimtarive audio dhe audiovizuale për periudhën e viteve 2019-2023.

Nga ASHMAA thonë se me vendimin e djeshëm Qeveria i ka tejkaluar kompetencat e saj dhe ka vepruar në kundërshtim me udhëzimet dhe raportet e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, si dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës për garantimin e pavarësisë së trupave rregullator në fushën e mediumeve.

“Strategjia rregullatore është dorëzuar në Qeveri, Kuvend dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës jo për miratim, por për informim për gjendjen aktuale në fushën e mediave, si dhe për aktivitetet që Agjencia do t’i ndërmarrë në pesë vitet e ardhshme në drejtim të përmirësimit të aspekteve të caktuara në fushën e mediumeve”, thonë nga ASHMAA.

Ata shtojnë se në përgatitjen e kësaj strategjie kanë përfshirë opinionin ekspert, shoqatat gazetareske, organizatat qytetare nga fusha e mediumeve, si dhe kanë pasur mbledhje të shumta dhe debate publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat