Boshnjakovski: Falja eventuale nga Ivanov nënkupton shkelje të Kushtetutës dhe Ligjeve

Maqedonia

Boshnjakovski: Falja eventuale nga Ivanov nënkupton shkelje të Kushtetutës dhe Ligjeve

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:46
Mile Boshnjakovski

Në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë i pyetur për faljen eventuale të presidentit Ivanov për personat e dënuar të rastit 27 prilli, tha se kjo do të nënkuptonte shkelje të Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Së pari procedura për falje udhëhiqet përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe nuk ekziston mundësi ligjore për falje. Njëkohësisht është shlyer Neni 11 nga Ligji për falje, i cili parashikonte një procedurë të tillë nga ana e Presidentit”, deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Ndryshe 14 familje të të dënuarve për rastin e 27 prillit kanë dorëzuar deri tek Ivanov, kërkesë për falje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat