Bashkia e Shkupit fton qytetarët të shfrytëzojnë subvencionet për blerjen e biçikletave

Maqedonia

Bashkia e Shkupit fton qytetarët të shfrytëzojnë subvencionet për blerjen e biçikletave

Më: 10 prill 2019 Në ora: 14:21
Korsija për biçikleta

Bashkia e Shkupit i rikujton qytetarët se mund të shfrytëzojnë subvencionet për blerjen e biçikletave, me të cilat mund të kompensojnë një pjesë të harxhimeve gjatë blerjes.

Në shpalljen publike që Bashkia e Shkupit e ka shpallur më 11 mars, deri tani janë paraqitur rreth 1600 qytetarë, që është gati se gjysma e numrit të subvencioneve të planifikuara. Këtë ofertë qytetarët e Shkupit do të mund ta shfrytëzojnë deri më 30 qershor.

Qytetarët që do të blejnë biçikletë gjatë thirrjes publike, Bashkia e Shkupit do t’ju kompensojë 50 për qind të harxhimeve, por jo më shumë se 3 mijë denarë për person, duke përfshirë edhe tatimin personal.

Thirrja publike realizohet sipas parimit “kush vjen i pari, i pari shërbehet”. Një person mund të dorëzojë vetëm një kërkesë për marrjen e subvencioneve për blerjen e biçikletave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat