Ademi në Forumin rajonal të shkencës dhe inovacionit: Po të bashkojmë kapacitetet, do të japim rezultatet shumëfish më të larta

Maqedonia

Ademi në Forumin rajonal të shkencës dhe inovacionit: Po të bashkojmë kapacitetet, do të japim rezultatet shumëfish më të larta

Më: 10 prill 2019 Në ora: 14:56
Arbër Ademi morri pjesë në Forumin e parë rajonal të shkencës dhe inovacionit “2030 – Vizioni për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi morri pjesë në Forumin e parë rajonal të shkencës dhe inovacionit “2030 – Vizioni për vendet e Ballkanit Perëndimor”, që u zhvilluar të martën dhe të mërkurën në Ulqin të Malit të Zi. 

Në prani tëkolegëve tjerë – ministra të Arsimit nga shtetet e rajonit dhe personaliteteve të larta shtetërore nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ministri Ademi tregoi për përpjekjet dhe angazhimin që bën Maqedonia e Veriut në drejtim të përmirësimit të cilësisënë të gjitha hallkat e sistemit arsimor, pa përjashtuar edhe sferën e shkencës dhe veprimtarisë hulumtuese. Në këtë drejtim, mbështetja për nxitjen e ideve inovative si dhe rritja e mobilitetit mes kuadrit shkencor dhe bashkëpunimit në projekte kërkimore shkencore, sikurse tha ministri Ademi është me një rëndësi tëveçantë.

Shtetet e vogla si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova por edhe shtete tjera të Ballkanit Perëndimor, kanë dëshmuar se janë në gjendje të nxjerrin personalitete që i tejkalojnë përmasat gjeografike. Çdo herë, kanë dhënë studiues të cilët kanë lënë gjurmë në arritjet më të larta shkencore botërore dhe kanë dhënë kontribut të çmueshëm në përparimin dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm. Por, {nëse shtete tona bashkojnë kapacitete hulumtuese dhe shkencore drejt një qëllimi të përbashkët, pra drejt përmirësimit të performancave të arritjeve shkencore, krijimit të mundësive më të lehta për ushtrimin e veprimtarisëhulumtuese si dhe qasjen më të madhe të kuadrit shkencor nëprograme dhe projekte inovative, nuk ka asnjë dyshim se rezultate e bashkëpunimit do të shumëfishojnë arritjet shkencore, do tërisin nivelin e kontributit që do të japin shtetet e Ballkanit Perëndimor në zhvillimet e gjithëmbarshme të shkencës dhe inovacionit”, është shprehur ministri.

Prandaj, nënvizoi më tej ai, nuk do të mungojë në asnjë rast mbështetja institucionale nga MASH dhe Qeveria e RMV përpërkrahjen e shkencëtarëve, ashtu sikurse nuk do të reshtim së angazhuari në gjetjen e fondeve për veprimtarinë hulumtuese meqëllim të përmirësimit të gjasave për stimulimin e ideve novatore në sferën e kërkimore shkencore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat