H. Sulejman ef. Rexhepi mer pjesë në gurthemelin e Muzeut të gjenocidit serb "Bllaca 99"

Maqedonia

H. Sulejman ef. Rexhepi mer pjesë në gurthemelin e Muzeut të gjenocidit serb "Bllaca 99"

Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:29
Sulejman ef. Rexhepi dhe Ramush Haradinaj

Në Bllacë (Hani i Elezit) më 10 prill, 2019, me manifestimin “Bllaca ‘99 – përjetësisht në memorien shqiptare”, është shënuar 20-vjetori i gjenocidit dhe spastrimit etnik serb ndaj popullit të Kosovës. Me këtë rast, në këtë lokalitet është vënë guri themeltar i muzeut “Bllaca ‘99”, ku spikasin pjesë të trenit të kohës, me të cilin janë bartur fëmijë, gra dhe burra të sëmurë, të ikur nga fronti i luftës kundër pushtuesit serb. 

Me ftesë të Kryeministrit Ramush Haradinaj në Bllacë ishte edhe kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, bashkë me shoqëruesit e tij. Gjatë kohës së eksodit kosovar një ndihmë të jashtëzakonshme ka dhënë edhe Bashkësia Fetare Islame, e cila nga Shkupi ka qenë e angazhuar tërësisht në ndihmë të refugjatëve.

Ngritja e Muzeut të Sakrificës në Bllacë nga Qeveria e Republikës së Kosovës është një përpjekje sublime për të ruajtur kujtimin e atyre ditëve të vitit 1999, të atyre skenave trishtuese të popullit refugjat, të popullit i cili shpëtimin e vet fizik e kishte kërkuar jashtë kufijve të Kosovës së terrorizuar nga ana e Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat