Zvarritet ndërtimi i stacionit për selektimin e mbeturinave në Tetovë

Maqedonia

Zvarritet ndërtimi i stacionit për selektimin e mbeturinave në Tetovë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:23
Ndërtimi i stacionit për selektimin e mbeturinave në Tetovë

Pavarësisht premtimeve të shumta për disa vite me radhë, Komuna e Tetovës ende nuk ka filluar ndërtimin e pikës për selektimin e mbeturinave në fshatin Falisht. Fajin për këto vonesa e hedhin tek procedurat e gjata për përgatitjen e dokumentacionit si dhe fushatën presidenciale, megjithatë nuk sqarojnë se cilat institucione vonojnë lejet.

“Jemi në përgatitje të dokumentacionit i cili është ka fundi i përpilimit, për rregullimin e stacionit. Në fazën e parë janë ndarë 30 milion denarë dhe besoj që me përfundimin e zgjedhjeve do kompletohet edhe pjesa e dokumentacionit”, tha Bekim Memeti, kryetar i Këshillit të Komunës.

Për pasojë, mbeturinat vazhdojnë edhe më tej të hidhen tek pika për grumbullim të mbetjeve në dalje të Tetovës, ku, selektimi bëhet vetëm për mbetjet inerte, dhe nuk bëhet ndarja e letrës, plastikës dhe qelqit.

“E kemi patjetër ta bëjmë sepse na bëjnë defekte të makinave të shkarkim-ngarkimit. Bëjmë selektimin në vija në trasha, por sidoqoftë këtu bëhet shkarkim ngarkimi i higjienës komunale pra mbetjeve komunale”, u shpreh Nazif Jashari, NPK “Tetova”.

“Ndërkohë, ky është vendi ku duhet ndërtuar pika për selektimin e mbeturinave. Siç e shihni, në vendin ku duhet ndërtuar salla për selektimin e mbeturinave ende nuk është bërë as pastrimi i tij”.

Përndryshe, sipas informatave deri tek të cilat ka arritur televizioni Alsat, Ndërmarrjes publike, i ka skaduar kontrata edhe për përdorimin e kësaj pike për grumbullim e mbetjeve që është në dalje të qytetit, ndërsa vend i ri për grumbullim të mbeturinave, ende nuk është gjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat