“Riorganizim i administratës publike të Maqedonisë së Veriut”

Maqedonia

“Riorganizim i administratës publike të Maqedonisë së Veriut”

Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:42
Administrata

Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski, kishte fjalim në konferencën e organizuar nga Qendra për liri – CIVIL të quajtur “Si janë zgjedhjet ashtu është e ardhmja”. Në konferencë u prezantuan analizat dhe rekomandimet e zgjedhjeve presidenciale.

Në fjalimi Bajdevski potencoi se ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në mënyrë aktive punon në depolitizimin dhe profesionalizimin e administratës publike me qëllim që të shërbejë gjithë qytetarëve dhe asnjëherë të mos keqpërdoret për qëllime politike.

“MShIA për momentin po punon në analizën funksionale horizontale, por gjithashtu punon edhe në analizën funksionale vertikale në gjithë organet e administratës shtetërore. Në këtë mënyrë do të dimë se cilat institucione kanë kompetenca dhe cilat institucione para kujt përgjigje. Më pastaj do të ketë një riorganizim të administratës publike, që është parakusht për rritjen e efikasitetit dhe efektiviteti, të ulen shpenzimet, por edhe për t’u përmirësuar cilësia e shërbimeve që institucionet ua ofrojnë qytetarëve dhe firmave”, theksoi Bajdevski.

Zëvendësministri theksoi se është punuar në ligj për shërbimin e lartë udhëheqësi që parasheh standarde të reja për zgjedhjen e personave në krye të institucioneve ku parashihen kritere dhe vlerësimin e kandidatëve që do të bëhen nga profesionistë.

“Procesi do të jetë publik dhe transparent, që më në fund do të ndryshojë pasqyrën e administratës publike, ndërsa të punësuarit do të mund të jenë të sigurt se krerët e tyre nuk do ta keqpërdorin pozitën e tyre për qëllime partiake dhe zgjedhore”, tha Bajdevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat