Berlini nuk ka dilemë se jemi të gatshëm për negociata inkuadruese me BE-në, konsiderojnë Osmani dhe Dimitrov

Maqedonia

Berlini nuk ka dilemë se jemi të gatshëm për negociata inkuadruese me BE-në, konsiderojnë Osmani dhe Dimitrov

Më: 11 prill 2019 Në ora: 09:06
Bujar Osmani

Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet rrëfimi më i suksesshëm dhe më pozitiv në rajon dhe nuk ka kurfarë dileme thelbësore lidhur me faktin se jemi të gatshëm për të hapur kapitull të ri drejt anëtarësimit në BE. Ajo për të cilën tani bisedojmë është se cili do të jetë ndikimi i zgjedhjeve parlamentare evropiane, vetë Brekzitit në kalendar dhe dinamikës së sjelljes së disa vendimeve.

Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani si përshtypje të përgjithshme nga vizita e sotme e punës në Republikën Federale të Gjermanisë, ku me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov patën takime me deputetë të Bundestagut, me ministrin shtetëror për Evropë, Mihael Rot dhe me lideren e Partisë konservatore CDU, Anergret Kramp – Karenbauer.

“Në përgjithësi përshtypja është se Fakti se Komisioni do ta kumtojë raportin e vendit më 29 maj lë shumë hapësirë të kufizuar në mënyrë që parlamentet e Gjermanisë dhe të Holandës të marrin qëndrim lidhur me atë rekomandim, edhe pse sërish do të them sek ka dilemë politike lidhur me faktin se ne meritojmë ta fillojmë atë proces. Kështu që sot brifojmë tek anëtarët e Komisionit evropian në Bundestag për domosdoshmërinë e krijimit të një parashikueshmërie në këtë proces, sepse të gjithë këto procese të paparashikueshme mund të çojnë deri te komplikimi shtesë më tutje. Kështu që, tani çështja është në cilin muaj Bundestagu do ta shqyrtojë proces-raportin nga KE-ja, në mënyrë që Qeveria më tutje të mund të sjellë vendim në Këshillin e BE-së. Ne jemi optimistë se këtë vit fillojmë negociatat”, deklaroi Osmani.

Edhe shefi i diplomacisë Dimitrov, përshtypja kryesore nga kjo, siç thotë, vizitë e rëndësishme dhe me kohë në Berlin së bashku me zëvendëskryeministrin Osmani, është se nuk ka dilemë rreth portofolit tonë për eurointegrimet, ndërsa theksi në bisedimet ishte në faktorët e jashtëm që ndikojnë në procesin e vendosjes për negociata inkuadruese, siç është publikimi më i vonshëm i raportit të KE-së këtë vit.

“Është e qartë se BE-ja nëse dëshiron të mbështesë një lidership të guximshëm të vizionar, politikë të kompromisit, zgjidhje të çështjeve të rënda të rëndësishme, ndërtim të demokracisë evropiane, institucione të fuqishme dhe përgjegjëse  duhet të mbështetet përpjekja jonë dhe të sillet vendim politik për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në. Nuk ka sinjal se ka ndonjë dilemë rreth portofolit tonë. Flasim kryesisht për procesin dhe për kohën kur do të ndodhë kjo, sepse ka shumë faktorë të jashtëm që ndikojnë në procesin e vendosjes, mes tjerash edhe publikimi më i vonshëm i raportit të KE-së këtë vit dhe koha e shkurtë për Bundestagun që të organizojë debat informues. Në çdo rast jemi të inkurajuar dhe sot – nesër do të kthehemi në shtëpi me inkurajim dhe me mbështetje nga njëri ndër partnerët më të rëndësishëm tanë, Gjermania”, thotë Dimitrov.

Zëvendëskryeministri Osmani dhe ministri Dimitrov paraprakisht në kuadër të vizitës së punës në Berlin mbajtën brifing para Komisionit për BE në Bundestagun gjerman, me ç’rast referuan për rrjedhën e implementimit të obligimeve politike të cilat dalin prej Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme t’i fillojë negociatat me BE-në që sot. Suksesi i vendit krijoi realitet të ri në Ballkan, dhe njëkohësisht, sipas të gjitha gjasave, është rrëfimi më i suksesshëm evropian në rajon, shembull të mirë për vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor – duke e shfaqur qartë fuqinë transformuese të idesë evropiane”, theksoi në fjalim Osmani.

“Jemi këtu sepse besojmë se kemi mjaft argumente për t’ju bindur se vendimi për fillim të negociatave është i merituar dhe se hapja e rrugës drejt BE-së do të paraqesë inkurajim të fuqishëm për qëllimin drejt të cilit dëshirojmë të arrijmë – një demokraci moderne evropiane. Njëherit kjo do të paraqesë edhe mbështetje të qartë për një lloj lidershipi që na duhet më shumë në rajon. Lidership  i cili synon në mënyrë evropiane t’i zgjidhë problemet dhe të krijojë të ardhme”, tha në fjalimin e tij ministri Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat