Fouere: Nisja e negociatave me Maqedoninë e Veriut, do të jetë test për BE-në

Maqedonia

Fouere: Nisja e negociatave me Maqedoninë e Veriut, do të jetë test për BE-në

Më: 11 prill 2019 Në ora: 09:09
Erwan Fouere

Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni Erwan Fouere, në një deklaratë për AIM ka thënë se është i dëshpëruar nga kompromisi që Komisioni Evropian e bën me vendet që janë kundër zgjerimit të BE-së dhe paralajmëron se negociatat me Maqedoninë janë test për besueshmërinë e BE-së.

Fouere thekson se deklaratat e eurokomesarit Johannes Hahn për fazën përgatitore të negociatave, e cila ishte për skeptikët e zgjerimit, paraqet kompromis jo të mirëpritur, sikur shtyrja e raporteve të progresit.

“Është shqetësuese që Komisioni Evropian nuk i respekton afatet për raportet e progresit, që duhej të publikoheshin këtë javë. Mendoj se ky është gabim strategjik. E dimë pse e kanë bërë këtë, por sa më shumë bëni kompromis, aq më shumë krijoni dyshime dhe aq më shumë e luani lojën e atyre që nuk duan zgjerim”, tha ish-abmasadori.

Sa i përket punës së Prokurorisë Speciale, Fouere thekson se ajo duhet të vazhdojë punën pa pengesa, ndërsa shpreh shqetësime për kufizimin e punës së PSP-së, si rezultat i kompromiseve me opozitën.

“Jam i shqetësuar kur i shoh kompromiset që bëhen në ligjin e ri për PSP-në, pasi kjo jep përshtypje se roli i ri mund të jetë i minuar. Prokuroria duhet të luajë rol kritik për të sjellur drejtësi për keqpërdorimet në të kaluarën. Të mos harrojmë se slogani i atyre që udhëhoqën fushatën për ndryshime ishte “pa drejtësi s’ka paqe””, tha Fouere.

Ai beson se edhe nëse nuk ka datë për negociatat me BE-në në muajin qershor, Qeveria dhe aktorët tjerë kryesorë nuk duhet të dorëzohen nga reformat dhe sipas tij, këtë askush nuk duhet ta përdorë për qëllime politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat