Shtatë persona të lënduar në disa aksidente në Shkup

Maqedonia

Shtatë persona të lënduar në disa aksidente në Shkup

Më: 11 prill 2019 Në ora: 09:54
Aksident

Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta në katër nga gjithsej nëntë aksidente komunikacioni në rajonin e SPB Shkup, gjatë ditës së kaluar.

Për vozitje të shpejtë janë sanksionuar 19 shofer, ndërsa po aq janë përjashtuar nga komunikacioni, 16 kanë qenë pa leje për vozitje dhe tre fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 13 makina të paregjistruara.

Policia ka gjobitur edhe shtatë shoferë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit dhe tre për mos dhënie të përparësisë në kalim.

Për përdorimin e celularit janë gjobitur 23 shoferë, ndërsa dhjetë për mos vendosjen e rripit të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat