Publikohet Manuali për Zgjedhjet presidenciale 2019

Maqedonia

Publikohet Manuali për Zgjedhjet presidenciale 2019

Më: 11 prill 2019 Në ora: 11:46
Manuali për Zgjedhjet presidenciale 2019

Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCSH) dhe Fondacioni Konrad Adenauer nga Shkupi, publikuan “Manualin për zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019”.

Manuali jep pasqyrë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, si dhe për historinë e zgjedhjeve presidenciale në vend, sistemin zgjedhor dhe informacione për kandidatët. Pas përfundimit të zgjedhjeve, autorët e këtij publikimi paralajmërojnë botimin e dytë, final të këtij Manuali në të cilin do të përfshihen rezultatet dhe informacionet për fushatën dhe procesin zgjedhor.

IDSCSH dhe Fondacioni Konrad Adenauer tradicionalisht që nga viti 2013, secilin vit zgjedhor përgatisin manualë për zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat