“Zelena llupa”: Çavkov nuk mund të amnistohet për shkak se ka dhënë donacion për fushatën e Ivanovit

Maqedonia

“Zelena llupa”: Çavkov nuk mund të amnistohet për shkak se ka dhënë donacion për fushatën e Ivanovit

Më: 11 prill 2019 Në ora: 13:43
Mitko Çavkov

“Amnistia eventuale apo falja e Mitko Çavkovit nga ana e kryetarit Gjorge Ivanov, është ‘konflikt i drejtpërdrejtë i interesave’, që është në kundërshtim me ligjet pozitive në vend”, thotë kryetari i shoqatës “Zelena llupa”, Vane Cvetanov.

Ky qëndrim del nga informacionet e “Zelena llupës” se për nevojat e fushatës zgjedhore në vitin 2014, Çavkov personalisht ka dhënë mjete financiare për përkrahjen e kryetarit të atëhershëm Gjorge Ivanov.

“Mitko Çavkov është një nga donatorët në fushatën e Gjorge Ivanovit dhe nuk mund të jetë i amnistuar apo i falur nga ana e kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thotë Cvetanov.

Nga kjo shoqatë i bëjnë thirrje PSP-së, Komisionit Anti-korrupsion dhe prokurorisë publike të hetojnë këto informacione nëpërmjet mbledhjes ligjore të dëshmive për këto të thënë dhe në fazë të hershme të informohet edhe Ivanov se amnistia e mundshme e Çavkovit është në kundërshtim me ligjet pozitive të vendit.

“Presim reagim të shpejtë, efikas dhe transparent nga organet kompetente që të ndalohet edhe një pamaturia nga ana e Gjorge Ivanov siç ishte rasti me amnistitë që nxiti revolucionin laraman”, thuhet në njoftimin e “Zelena llupa’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat