Prokuroria: T’ju vazhdohet paraburgimi të dyshuarve për aksidentin në Llaskarcë

Maqedonia

Prokuroria: T’ju vazhdohet paraburgimi të dyshuarve për aksidentin në Llaskarcë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 14:32
Aksidenti në Llaskarcë

Prokuroria Themelore Publike që heton aksidentin në Llaskarcë, ka kërkuar nga gjykata që t’ju vazhdohet paraburgimi dhe paraburgimi shtëpiak të dyshuarve, raporton “A1on”. Më herët, paraburgim iu caktuar shefe rit të autobusit  dhe pronarit të “Durmo Tours”.

Bëhet fjalë për propozime ku kërkohet t’ju vazhdohet paraburgimi tre të dyshuarve, dhe paraburgimi shtëpiak për 3 persona tjerë të dyshuar. Për të akuzuarin e shtatë është kërkuar masa të kujdesit. Për propozimet e Prokurorisë duhet të vendosë Gjykata Penale.

Sipas njoftimeve, në prokurori edhe më tej dëgjohen dëshmitarët bë hetim.

Aksidenti në Llaskarë ndodhi më 13 shkurt të këtij viti kur autobusi me 51 udhëtarë u rrokullis në rrugën Tetovë – Gostivar. Në aksident humbën jetën 16 udhëtarë dhe 39 ishin të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat