Maqedoni, 283 raste të të prekurve nga gripi për një javë

Maqedonia

Maqedoni, 283 raste të të prekurve nga gripi për një javë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:23
Gripi

Gjatë javës së kaluar (1 prill deri 7 prill) në Maqedoni janë regjistruar 283 persona të sëmurë nga gripi, që është për 40.8 përqind më pak në krahasim javën paraprake, kur u regjistruan 478 persona të prekur nga grupi. Gjatë javës së fundit nuk janë regjistruar raste të vdekjeve.

Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, incidenca e regjistruar këtë javë tregon aktivitet të ulët të virusit të gripit. Numri i të regjistruarve me grup këtë javë është më i madh për 56.4 përqind në krahasim me javën e njëjtë të vitit të kaluar.

Javën e kaluar, numri më i madh i të sëmurëve (191) janë paraqitur në grupin më të madh të të rriturve prej 15 deri 64 vjeç, përderisa incidencë më të lartë prej 17.9 në 100.000 banorë është regjistruar tek grupi i personave të rritur më të moshuar se 65 vjeç.

Këtë javë janë paraqitur persona të sëmurë nga 21 njësi raportuese. Numër më i madh i të sëmurëve janë paraqitur nga Njësia rajonale Gostivar (58), ku është regjistruar edhe incidenca më e lartë prej 48.4 në 100.000 banorë.

Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 20.940 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat