Zaev: S`jam Tito, jam Zoran Zaev nga fshati Murtino

Maqedonia

Zaev: S`jam Tito, jam Zoran Zaev nga fshati Murtino

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:35

I pyetur nga gazetarët për krahasimin e kryeministrit Zoran Zaev me Josip Broz Titon, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski tha se  qëllimi i tij ka qenë që të përshkruaj  suksesin e kryeministrit dhe krenarinë që gjeneratat e ardhshme do të kenë për kryeministrin i cili mundësoi zgjidhjen e kontestit prej tre dekadave, pas së cilit janë hapur dyert për zhvillimin e vendit.

Kryeministri Zaev e përsëriti edhe një herë se nuk identifikohet me figurën e Josip Broz Titos.

Zaev tha se ai është kryeministër i një vendi të vogël shumë etnik, që kultivon  vlera evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat