Carovska: Po avancohen të drejtat sociale dhe i përmirësojmë kushtet për kujdes për personat e moshuar dhe personat me nevoja të veçanta

Maqedonia

Carovska: Po avancohen të drejtat sociale dhe i përmirësojmë kushtet për kujdes për personat e moshuar dhe personat me nevoja të veçanta

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:52
Mila Carovska

Përmirësimi i kushteve për kujdes të personave të moshuar dhe personave me nevoja të veçanta, rritja e të drejtave sociale, rritja e pagave dhe reformat sociale, ishin temat e takimit të sotëm të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në Berovë.

Në takim me të punësuarit në qendrën për Punë Sociale, me pensionistët dhe me qytetarët, Carovska sqaroi për përfitimet që dalin nga ligjet për mbrojtje sociale dhe fëmijërore për kategoritë më të prekura dhe për personat me nevoja të veçanta.

“Institucionet duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, dhe këtë e mundësojmë me reformat e shumta në sistemin e mbrojtjes sociale që janë në votim në Kuvend. Me ligjet për mbrojtje sociale dhe për mbrojtje të fëmijëve i avancojmë të drejtat me nevoja të veçanta”, tha Carovska duke cekur se po sigurojnë personat e moshuar të cilët s’kanë asnjë të hyrë.

Ajo sot vizitën në Berovë e shfyrtëzoi për takim me kreun e komunës së Berovës Zvonko Pekevski, dhe me të punësuarit e qendrës ndërkomunale për Punë Sociale.

Carovska gjithashtu vizitoi edhe Qendrën ditore për personat me nevoja të veçanta dhe shtëpinë e pleqeve “Ivan Vllashki”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat