Reka: Luftë të ashpër kundër krimit e korrupsionit

Maqedonia

Reka: Luftë të ashpër kundër krimit e korrupsionit

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:54
Blerim Reka

Kandidati i pavarur për president Blerim Reka, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, mbrëmë ka qëndruar në komunën e Bërvenicës për tu takuar me banorët e asaj zone. Ai bëri thirje që qytetarët ta mbështesin me 21 prill ndër tjera për angazhimin e tij ndaj luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të plotë të ligjit.

Prokuroria Speciale e kishte statusin e vet edhe para dy muajsh, ishte e panevojshme t’i hyhet kësaj loje që po shitet në opinion kinse po dojnë ta rregullojnë fatin e Prokurorisë Speciale. Ambasadatat e huaja, perëndimi, BE dhe NATO thanë shumë qartë: Prokuroria Speciale duhet të mbetet institucion i pavarur. Nuk e di mesazh më i qartë se ky i ka. Me Prokurorinë Speciale po bëhen pazare për të shpëtuar nga përgjegjësia politike, anëtarët e Qeverisë, ky është thelbi i debateve, konsultave, ekspertizave për PSP-në.- tha Blerim Reka, kandidat për president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat