Votimi i diasporës do t’i kushtojë Maqedonisë gjysmë milion euro

Maqedonia

Votimi i diasporës do t’i kushtojë Maqedonisë gjysmë milion euro

Më: 11 prill 2019 Në ora: 16:09
Zgjedhjet

Votat e diasporës në zgjedhjet presidenciale do t’u kushtojnë shtrenjtë qytetarëve. Shteti këtë cilës zgjedhor është paraparë të ndajë 30 milion denarë, ose rreth gjysmë milion euro për vetëm 1782 votues.

Për shkak të kësaj matematike, kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski, thotë se është e nevojshme ndryshimi i Kodit Zgjedhor.

Me qëndrim të ngjashëm janë edhe një pjesë e ekspertëve. Ish-kreu i KSHZ-së Aleksandar Novakovski, thotë se është e nevojshme zgjidhje ligjore e re, ndërsa problemin e sheh tek ajo që duhet të dihet numri i saktë i votuesve në diasporë.

Votimin në diasporë që nga fillimi i vitit 2011 e ndjekin probleme dhe vërejte të shumta, për shkak të daljes së të shpërngulurve në zgjedhje, por edhe harxhimeve të mëdha që i kushtojnë shtetit për organizimin e vendeve zgjedhore, në të cilat një numër i vogël i qytetarëve realizojnë të drejtën e votës.

Ndryshe, votimi për zgjedhjet presidenciale këtë vit do të realizohet në 32 përfaqësi konsullare-diplomatike.

Për realizimin e të drejtës së votës për mërgimtarët, nga vendi do të angazhohen 256 persona, për të cilët duhet të sigurohet transport, akomodim, si dhe kompensim të harxhimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat