Ministria e Drejtësië: Procedura e ekstradimit është në proces

Maqedonia

Ministria e Drejtësië: Procedura e ekstradimit është në proces

Më: 11 prill 2019 Në ora: 16:55
Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë konfirmon se ekziston procedura për ekstradimin e 15 personave nga Maqedonia për të cilët Turqia pretendon se janë anëtarë të organizatës terroriste FETO.

Të gjithë janë të akuzuar për terrorizëm, ndërsa kërkesa për dorëzimin e tyre tek autoritetet turke ka ardhur vitin e kaluar. Procedura u përshpejtua pas ardhjes së ministrit turk të mbrojtjes Hulusi Akar në Shkup.

“Për momentin ka 15 kërkesa për ekstradim në Turqi lidhur me akuzat për terrorizëm. Këto procedura janë në proces dhe institucionet kompetente komunikojnë”, thonë nga ministria.

Ato shtojnë se kërkesat për ekstradim nuk kanë të bëjnë për shtetas të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat