Zaevi pret që të gjindet zgjidhje për ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Zaevi pret që të gjindet zgjidhje për ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 11 prill 2019 Në ora: 21:45
Zoran Zaev

“Negociatat po rrjedhin. Në takimin e fundit të cilin e mbajtëm bashkërisht u dakorduam të vazhdojnë bisedimet që të gjinden të gjitha aspektet ligjore për çështjet e caktuara diskutabile. Jemi të bindur se është e mundur të gjindet zgjidhje nëse, para së gjithash, mendohet për shtetin, për sistemin e krijuar të PSP-së me kapacitetin e saj që është obligim edhe shtetëror edhe qytetar të vazhdojë., gjithsesi edhe nga aspekti në atë se sa është i rëndësishëm ligji për prokurorinë për shkak të reformave gjyqësore, por edhe për eurointegrimin e shtetit”, tha Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ndarjes së mirënjohjes për pjesëmarrësit e olimpiadës nga paraolimpiada sportive në Qeveri.

Lidhur me shfrytëzimin e “bombave” si dëshmi, kryeministri tha se ato si dëshmi janë paraparë në zgjidhjen ligjore.

“Bombat si dëshmi absolutisht në vetë zgjidhjen ligjore janë paraparë. Ato nuk ishin qëllim i negociatave midis VMRO-DPMNE-së, LSDM-së apo përfaqësuesve të tjerë të partive parlamentare apo grupeve të deputetëve, për arsye të thjeshtë që edhe ligji themelor për PSP-në, neni 22 thotë se parashtrimi i akuzave është 18 muaj nga marrja e materialeve dhe lëndëve dhe të gjitha bombat edhe në lëndët që janë dorëzuar mund të jenë indikacione, sepse vetvetiu ka dëshmi nuk mund të ekzistojnë, duhet të mbulohen me dëshmi materiale. Ajo që është më me rëndësi është se lëndët për të cilat është udhëhequr procedura hetimore dhe parahetimore janë të gjalla, janë parashtruar akuza dhe ato të ndahen që të munden prokurorë dhe gjykatës të konfirmojnë për çfarë ekzistojnë dëshmi të të mundet të procedohen si edhe secila lëndë”, tha Zaevi.

Ai sqaroi se janë joreale se pritjet se të gjitha “bombat” do të publikohen, sepse 70 për qind e bisedimeve janë private.

“Unë i dorëzova të gjitha bisedimet. Nëse ndonjëherë është thënë se Zaevi do t’i publikojë bisedimet private midis njerëzve, dua ta shoh atë incizim. Nga bisedimet private kam lejuar të publikoj vetëm një dhe kjo është biseda midis mua dhe vajzës sime. Bisedimet që vendosi t’i publikojë PSP-ja ishin biseda në të cilat kishte krim. Besoj se e gjithë kjo që ka qenë si indikacion është pjesë e akuzës së parashtruar, hetimi apo parahetimi, hetimet vazhdojnë”, tha Zaevi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat