Ish-shefi i shërbimit sekret serb vjen ambasador në Shkup?

Maqedonia

Ish-shefi i shërbimit sekret serb vjen ambasador në Shkup?

Më: 11 prill 2019 Në ora: 21:58
Rade Bullatoviq

Qeveria serbe ka marrë vendim për të emëruar në postin e ambasadorit në Federatën Ruse gazetarin skan*daloz dhe deputetin aktual të partisë së presidentit Aleksandër Vuçiq Mirosllav Llazanski. Kështu shkruan në numrin gazeta serbe “Veçernje Novosti” ndërsa raporton se ambasador i Serbisë në Shkup do të jetë Rade Bullatoviq.

Llazanski është i njohur edhe për opinionin në Maqedoni pasi deri në ditën e fundit ka qenë në anën e regji*mit të ish-kryeministrit tani më azilantit në Hungari Nikolla Gruevski. Në mediat serbe madje u publikuan edhe shkrime për takimet e tij në ambasadën serbe në Shkup ku ka marrë instruksione dhe ka dakorduar shkrime për t’i publikuar në gazetën pro-qeveritare serbe “Politika”. Instruksionet siç shkruan gazeta personalisht i ka marrë nga lideri i një partie serbe në Maqedoninë e Veriut. Mirosllav Llazanski në postin e ambasadorit në Moskë do ta zëvendësojë Sllavenko Terziq.

Pritet që një të ardhme të afërt Serbia të dërgoi ambasadorë të ri në Kinë Ukrainë Mal të Zi Çeki, Zvicër dhe Shqipëri ndërsa në Maqedoni Dushanka Divlak Tomiq do të tërhiqet dhe në vend të saj do të emërohet Rade Bullatoviq ish-drejtor i shërbimit sekret serb – BIA.

“Në kuluare diplomatike jozyrtarisht flitet për ‘rotacione’ të ambasadorëve serb në Kiev ndërsa Rade Bullatoviq do të zëvendësojë ambasadoren aktuale në Shkup Dushanka Divllak Tomiq” shkruan “Veçernje novosti”. Rade Bullatoviq është ish-drejtor i shërbimit sekret serb – BIA derisa shërbyesi i tij në ambasadën serbe në Shkup Goran Zhivajlleviq ishte qenë njëri nga të parët që ishte futur me turmën e dhun*shme në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut më 27 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat