Shtatë vite nga vrasja e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës

Maqedonia

Shtatë vite nga vrasja e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës

Më: 12 prill 2019 Në ora: 09:32
Rasti “Monstra”

Sot mbushen shtatë vite nga vrasja e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës. Më 12 prill të vitit 2012, u vranë pesë shkupjanët derisa kanë qenë duke peshkuar pranë liqenit.

U vranë katër djem të moshës prej 18 deri 21 vjeçares nga lagjja Radishan të Shkupit, Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski, si dhe 45 vjeçari Borçe Stevkovski nga fshati Creshevë,

Për vrasjen e pesëfishtë u hap lënda “Monstra”, ndërsa me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Ezim dhe Haki Axiri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi vendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, haki Aziri, Sami Luta dhe Fajzi Aziri dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas pezullimit të aktvendimeve, rastin “Monstra” e ndërmorri PSP-ja dhe lënda u kthye në rigjykim.

Për gjykim ende të pakapshëm janë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët u është lëshuar edhe flettarrest ndërkombëtar.

Rastin e udhëheq gjykatësi Ognen Starvevf dhe ndodhet në procedurë dëshmuese. Deri tash në gjatë procedurës së deritashme është kryer ekspertizë publike e automjetit “opel omega”, janë marrë në pyetje ekspertë nga MPB-ja, mejkësia ligjore dhe nga balistika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat