Ndiqet penalisht shkupjani i kapur me kokain

Maqedonia

Ndiqet penalisht shkupjani i kapur me kokain

Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:25
Kokaina

SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka ngritur padi penale kundër A.A.(29) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” vepër e dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal.

Me 10.04.2019 në bazë të urdhrit gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë në rrugën “Lazar Trpovski” në Shkup ku qëndronte A.A. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy jelek antiplumb, gjashtë pakovka me kokain dhe një vagë digjitale me mbetje nga kokaina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat