Gjuha e urrejtjes vlon në rrjetet sociale, KH kërkon që institucionet t’i ndëshkojnë nxitësit

Maqedonia

Gjuha e urrejtjes vlon në rrjetet sociale, KH kërkon që institucionet t’i ndëshkojnë nxitësit

Më: 12 prill 2019 Në ora: 12:13
Komiteti i Helsinkit

Në mars të vitit 2019-të, në portalin “www.govornaomraza.mk” janë verifikuar gjithsej 43 paraqitje lidhur me gjuhë të urrejtjes në rrjete sociale, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut (KH).

Numri më i madh i paraqitjeve kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes sipas gjuhës etnike, gjegjësisht 27% nga numri i përgjithshëm i paraqitjeve, që është dy herë më i vogël nga muaji shkurt.

“Ajo që shihet për marsin është rritje drastike e gjuhës së urrejtjes për shkak të gjinisë (27%). Gjithashtu është regjistruar rritje e paraqitjeve të urrejtës në bazë të përkatësisë politike (20%) dhe për shkak të orientimit seksual (18%)”, thuhet në raport.

Në bazë të trendit të paraqitjeve, numri më i madh i paraqitjeve janë bërë në periudhën pas miratimit të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi.

“Ka rritje të urrejtjes në rrjetet sociale në baza gjinore dhe orientimit seksual në kontekst të miratimit të ligjit të ri dhe diskursit negativ i cili ka dominuar në rrjetet sociale. Edhe për skaj numri t të madh të paraqitjeve, ndjekja sistematike e institucioneve kompetente për sanksionim dhe dënim të këtij fenomeni. Rekomandohet që institucionet ta ndjekin më aktivisht gjuhën e urrejtjes në mediat sociale, veçmas në kontekst të përforcimit të bashkëpunimit mes organizatave civile dhe institucioneve kompetente për ndjekje të rregullt dhe regjistrim të të gjitha paraqitjeve”, thuhet në kumtesën e KH-së.

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Neni 394, paragrafi 1: Ai që nëpërmjet sistemit kompjuterik në opinion shpërndan material të shkruar racist dhe ksenofob, fotografi ose ide tjetër reprezentative ose teori e cila ndihmon, promovon dhe nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo person ose grup, në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, nacionalitetit ose përkatësisë etnike, por edhe besimit fetar, do të ndëshkohet me burg prej 1 deri në 5 vjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat