Higjiena Komunale: Shitësit në Çarshinë e Shkupit të mos hedhin mbeturinat ku të munden

Maqedonia

Higjiena Komunale: Shitësit në Çarshinë e Shkupit të mos hedhin mbeturinat ku të munden

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:54
Çarshia e Shkupit

Eko-kontrolli i NP “Higjiena Komunale” ka paralajmëruar shitësit në çarshinë e vjetër të Shkupit dhe në të ashtuquajturën “Rruga e plastikës” të mos hedhin mbeturina ku të munden, transmeton Sdk.mk.

Nga kompania thonë se përballen çdo ditë me hedhjen e parregullt të mbeturinave nga paketimet dhe mbeturinat ushqimore, si dhe mosrespektimi i periudhave të caktuara të hedhjes së mbeturinave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe bulevardin Nikola Karev.

“Gjatë javës së kaluar, Eko-kontrolli zhvilloi aktivitete edukative për trajtimin e duhur të mbeturinave me pronarët e dyqaneve dhe objekteve hotelierike në Çarshi dhe në Rrugën e plastikëve. Shitësit u njoftuan për Ligjin për Pastërtinë Publike dhe mësuan se si të rregullojnë siç duhet mbeturinat e tyre, ndërsa furnizuesit, për trajtimin e duhur të mbeturinave ushqimore, për të shmangur përhapjen e sëmundjeve infektive”, thanë nga NP “Higjiena Komunale”.

Ata thonë se nëse përkundër paralajmërimeve shitësit nëpër dyqane vazhdojnë të hedhin mbeturina, do të pasojnë ndëshkime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat