Zgjedhjet presidenciale, Pendarovski para Siljanovskës dhe Rekës

Maqedonia

Zgjedhjet presidenciale, Pendarovski para Siljanovskës dhe Rekës

Më: 12 prill 2019 Në ora: 19:03

Anketa e fundit e publikuar në televizionin “Telma” dhe e realizuar nga MCMS dhe Socialitas Civilis, parashikon fitoren e Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale dhe se është rritur mbështetja për të që në rrethin e parë.

Kandidati konsesual i pushtetit, Stevo Pendarovski për 3.7 përqind ka mbështetje më të madhe se kandidatja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovskës, ndërsa kandidati i opozitës shqiptare Blerim Reka zë vendin e tretë.

Sipas anketës për Stevo Pendarovskin do të votonin 27.2 përqind e të anketuarve, për Siljanovskën 23.5 përqind dhe për Blerim Rekën 11 përqind e të anketuarve.

Anketa është bërë nëpërmes telefonit gjatë periudhës nga 07.04 deri më 11.04.2019, ku janë anketuar 967 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat