Interpoli arreston Dejan Davidovskin në Suedi, të akuzuarin për “27 prillin”

Maqedonia

Interpoli arreston Dejan Davidovskin në Suedi, të akuzuarin për “27 prillin”

Më: 12 prill 2019 Në ora: 23:27
Dejan Davidovski

Policia suedeze, pas një urdhri nga Interpol, e ka arrestuar të akuzuarin për ngjarjet e “27 prillit” Dejan Davidovskin-Desho, i cili u arratis nga vendi, konfirmuan nga Prokuroria për ndjekje kriminale për “Makfax”. Davidovskit iu caktua masa burgut të ekstradimit.

Nga Prokuroria po ashtu konfirmojnë se po përgatisin dokumentet për përkthimin e kërkesës për ekstradim. Jozyrtarisht e kanë pritur Davidovskin që të aterojë në Stokholm më 7 prill.

Davidovski është i akuzuar për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së sulmit të organizuar në Kuvend më 27 prill 2017, për të cilin dënimet tashmë janë shqiptuar. Për Davidovskin ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat