Misajllovski: LSDM po lavdërohet me shitjen e interesave kombëtare

Maqedonia

Misajllovski: LSDM po lavdërohet me shitjen e interesave kombëtare

Më: 13 prill 2019 Në ora: 13:48
Vllado Misajllovski

Nëpërmjet një konference për shtyp, nënkryetari i partisë opozitare maqedonase Vllado Misajllovski tha se “Maqedonia nuk mund dhe nuk do të përparojë derisa Zaevi dhe karteli rreth tij po pasurohen, ndërsa populli mbetet më i varfër dhe migron nga vendi”.

“Maqedonia nuk mund të përparojë dhe s’do ecë para përderisa Zaev zgjeron bizneset, ndahen tenderët partiak, inovacionet kriminale, ndërsa investitorët e huaj japin një zero të madhe për biznes klimën”, tha Misajllovski.

Sipas tij Maqedonia nuk mund të ecë para për shkak se pushteti punëson familjarët, ndërsa për më të mirët s’ka vende të punës dhe se s’ka reforma në shëndetësi, ekonomi, ndërtimtari, arsim, kulturë ekologji apo në secilën fushë tjetër.

“Maqedonia s’do të përparojë mbretëron korrupsioni dhe se në vend të jemi të ranguar nga Transarency me vendet evropiane, ne gjendemi në fund duke garuar me shtetet e Afrikës”, tha Misajllovski.

Ai shtoi se te takimet e Zaevit dhe Pendarovskit nuk do të dëgjohen këto gjëra për shkak se ata po lavdërohen me shitjen e interesave kombëtare.

Misajllovski ju bëri apel qytetarëve të jenë të pranishëm në ora 19:00 në takimin e madh të OBRM-PDUKM-së para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat