Lëndohet një i punësuar në kazermën “Erebino” në Tetovë

Maqedonia

Lëndohet një i punësuar në kazermën “Erebino” në Tetovë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 16:14
Ilustrim

Një i punësuar në kazermën “Erebino” në Tetovë, dje ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është shtruar në klinikat e Shkupit.

Siç njoftojnë nga MPB, dje rreth orës 14:00 në Stacionin Policor të Tetovës është denoncuar se në objektin ushtarak kazermën “Erebino” rreth orës 11:00, I.A (59) nga Gostivari – i punësuar në Ushtrinë e Maqedonisë, përgjegjës në Departamentin për shkatërrimin e municionit dhe mjeteve shpërthyese, ka marrë lëndime të rënda trupore.

Derisa I.A, së bashku me B.Z dhe V.Xh, të punësuar në Ushtri, kanë vepruar për deaktivimin e inflatorit, I.A ka marrë lëndime të rënda trupore (frakturë) dhe është dërguar në Spitalin e Tetovës, ndërsa më pas në Qendrën Urgjente në Shkup”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat