Pendarovski: Vetëm shoqëri e barabartë është e drejtë dhe përparimtare

Maqedonia

Pendarovski: Vetëm shoqëri e barabartë është e drejtë dhe përparimtare

Më: 14 prill 2019 Në ora: 09:40
Stevo Pendarovski

Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski sot mori pjesë në tribunën qytetare me gratë me moton “Të barabartë”.

Gratë, tha Pendarovski, duhet aktivisht të përfshihen në çdo sferë të jetesës shoqërore dhe kjo do të jetë angazhimi i tij si president i ardhshëm.

“Do të emëroj këshilltare të posaçme për barazinë gjinore dhe promovimin e pjesëmarrjes së grave në politikë. Siç veçmë paralajmërova, kjo do të jetë një nga tetë projektet e mia të para, të paralajmëruara për tetë muajt e parë”, tha Pendarovski.

Vetëm shoqëri e barabartë, tha ai, mund të jetë e drejtë, e fuqishme dhe përparimtare. Ky është qëllimi ndaj të cilit duhet çdo ditë dhe të gjithë së bashku të punojmë. U angazhova për mbrojtje të të gjitha vajzave dhe grave të cilat ende ballafaqohen me dhunë të bazuar gjinore, të cilat ende nuk kanë qasje të barabartë deri te arsimi, puna, shëndetësia.

“Duhet të krijojmë kushte që çdo grua të ketë trajtim të barabartë dhe kushte për zhvillim dhe përparim”, tha Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat