VMRO-DPMNE: Është e qartë se nuk do të fillojmë bisedimet me BE-në në qershor

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Është e qartë se nuk do të fillojmë bisedimet me BE-në në qershor

Më: 14 prill 2019 Në ora: 10:59
VMRO-DPMNE

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE akuzojnë Zoran Zaevin dhe Stevo Pendarovski se po kthejnë shtetin mbrapa dhe se vendi nuk do t’i fillojë bisedimet në qershor për anëtarësim në BE.

“Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski janë problemi i vërtetë për Maqedoninë. Me ta, shteti vetëm për dy vjet ka mossuksese. Zaev dhe Pendarovski kanë turp të thonë se maqedonasit që jetojnë në Greqi flasin maqedonisht”, thuhetë në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Nga atje thonë se është e frikshme të dëgjosh se maqedonasit po luftojnë për drejtësinë e tyre. Ata janë sinonim me politikanët pa shpinë. Ata janë një kopje klasike e shërbëtorëve të tregimeve popullore maqedonase të cilët me përulësi dhe me kokën e vendosur pranojnë gjithçka.

“Zaev dhe Pendarovski gënjyen dhe se në qershor do të fillojmë negociatat. Tani që tashmë është e qartë se nuk do të marrim, vetë Zaev pranoi se ai nuk ka thënë se do të marrim në qershor, por do të mund të marrim”, thonë nga VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat