Tubime zgjedhore: Reka në Zhelinë, Siljanovska në Veles, Pendarovski në Shkup

Maqedonia

Tubime zgjedhore: Reka në Zhelinë, Siljanovska në Veles, Pendarovski në Shkup

Më: 14 prill 2019 Në ora: 11:10
Tubime zgjedhore

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), në kuadër të fushatës zgjedhore sot do të realizojnë tubime në Zhelinë, Sveti Nikollë, Veles dhe Shkup.

Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, Blerim Reka tubim sot do të realizojë në Zhelinë, me fillim prej ora 19:00.

Dy tubime sot do të mbajë kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska, edhe atë në Sveti Nikollë dhe Veles. Në Sveti Nikollë në ora 18:30, në Veles në ora 20:30.

Tubim qendror në Shkup do të mbajë kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovski, me fillim prej ora 14:00. Para tubimit, do të mbahet edhe marsh i cili do të fillojë para ndërtesës së Kryqit të kuq, me fillim prej ora 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat