Regjim i veçantë në shumë rrugë të kryeqytetit

Maqedonia

Regjim i veçantë në shumë rrugë të kryeqytetit

Më: 14 prill 2019 Në ora: 12:12
Regjim i veçantë në shumë rrugë të kryeqytetit

Një pjesë e madhe e rrugëve në kryeqytet sot do të bllokohen për trafik.

Kandidati për president i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski sot në ora 14 do ta mbajë tubimin qendror në Shkup, i cili do të mbahet para selisë së Delegacionit të BE-së, ndërsa do të fillojë me marsh qytetar para ndërtesës së Kryqit të Kuq.

Për këtë qëllim policia e trafikut do të vendosë një regjim të veçantë në rrugët e qytetit. Po ashtu për shkak të marshit që organizohet nga LSDM shumë rrugë do të jetë të mbyllura për trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat