Stoilkovski: VMRO-DPMNE ka paraqitur ankesa të reja për thyerjen e Kodit Zgjedhor - Bota Sot
Stoilkovski: VMRO-DPMNE ka paraqitur ankesa të reja për thyerjen e Kodit Zgjedhor

Maqedonia

Stoilkovski: VMRO-DPMNE ka paraqitur ankesa të reja për thyerjen e Kodit Zgjedhor

Më: 14 prill 2019 Në ora: 15:05
VMRO-DPMNE

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski sot në konferencë për shtyp tha se Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski janë ballafaquar me humbjen, dhe tani mundohen të mbrojnë të gjithë parregullsitë që të fitojnë ndonjë votë më shumë.

“Edhe këtë e bëjnë dhe e inkurajojnë atë me paratë e shtetit, që është krim më i madh. LSDM vazhdon të zhytet në arbitraritet dhe parregullsi, por është për të ardhur keq se kjo tërheq të gjithë vendin. Kjo është kur bë thirrje për blerje gjatë fushatës së referendumit e cila ka mbetur e pandëshkuar. Zoran Zaev dhe klani i tij vazhdojnë të shtyjnë korrupsionin”, tha Stoilkovski.

Ai tha se në Komisionin për Antikorrupsion janë dorëzuar ankesa të reja për thyerjen e Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Antikorrupsion dhe konflikt të interesave.

“Në kundërshtim me ligjet, gjatë periudhës së zgjedhjeve, më 4 prill, gjatë fillimit të fushatës zgjedhore, agjencia e pagesave ose agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë njofton se janë paguar 77 milionë denarë ose mbi 1 milion e 250 mijë euro, për 2.000 kultivues”, tha Stoilkovski.

Ai tha se pret që Antikorrupsioni të marrë masa urgjente dhe të sanksionojë funksionarët të cilët kanë thyer Kodin Zgjedhor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...