Osmani në tubimin e madh me qytetarë: Pendarovski është simbol i integrimit të brendshëm dhe për atë do të jetë president që do na bashkojë në kohë të mira dhe të këqija

Maqedonia

Osmani në tubimin e madh me qytetarë: Pendarovski është simbol i integrimit të brendshëm dhe për atë do të jetë president që do na bashkojë në kohë të mira dhe të këqija

Më: 14 prill 2019 Në ora: 16:59
Osmani në tubimin e madh me qytetarë

Stevo Pendarovski është kandidat i vërtetë konsensual për president, për atë edhe mbështetjen nga të gjitha bashkësitë etike, mbështetja nga 30 parti paralajmëron të ardhmen tonë evropiane, porositi sot në tubimin e madh me qytetarë, Bujar Osmani nga partia politike BDI.

Osmani tha se mbështetja e sotme, bashkimi i sotëm tregon shpirtin evropian të shoqërisë tonë e tregon fytyrën e vërtetë të Evropës në Ballkan dhe është dëshmi se po ecim në rrugën e duhur.

“Pendarovski është simbol i integrimit tonë të brendshëm dhe kohezionit në mes bashkësive të ndryshme etnike. Kjo është përparësia jonë edhe si bashkësi edhe si shtet. Kjo është përparësia jonë më 21 prill përkundër kandidatëve tjerë. Pikërisht për këtë Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ardhshëm i Republikë së Maqedonisë së Veriut, do të jetë zëri i arsyes dhe president që i bashkon të gjitha bashkësitë etnike në kohë të mira dhe të këqija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat