Zaev, Pendarovski dhe Osmani nga Shkupi: Ta vazhdojmë rrugën evropiane - Bota Sot
Zaev, Pendarovski dhe Osmani nga Shkupi: Ta vazhdojmë rrugën evropiane

Maqedonia

Zaev, Pendarovski dhe Osmani nga Shkupi: Ta vazhdojmë rrugën evropiane

Më: 14 prill 2019 Në ora: 19:14
Zaev, Pendarovski dhe Osmani

Kryetari i LSDM-së dhe njëherit kryeministër, Zoran Zaev, përfaqësuesi nga BDI dhe njëherit zëvendëskryeministër, Osmani, dhe kandidati presidencial Pendarovski: Të dalim masovikisht në votime, ta tregojmë fuqinë tonë evropiane, president i përbashkët, me të cilin vendi jonë do të lëviz më shpejtë përpara

“Tubim madhështor i përbashkët u organizua në Shkup nga ku u dhanë mesazhe për 21 prill dhe 5 maj, që qytetarët pavarësisht nga përkatësia politike ose etnike, në emër të vazhdimit të proceseve euro-integruese dhe konceptit Një shoqëri për të gjithë, ta mbështesin kandidatin e përbashkët për president, Stevo Pendarovski”.

“Çfarë nacionaliteti jeni, cilës fe i përkisni, cila është gjendja juaj sociale, a jeni të lidhur me qeverinë apo opozitën – do të jetë e rëndësishme për mua vetëm nëse dikush tenton t’ua merr të drejtat që i keni si qytetarë të barabartë të këtij shteti. E drejta juaj është edhe e drejta ime, padrejtësia ndaj jush është edhe kujdesi im.

Do të udhëheq politika të unitetit, dhe jo politika të ndarjeve. Do të fal (pajtoj), do të krijoj konflikte.

Si president i shtetit jam i gatshëm të udhëheq përpara, porositi kandidati për president Stevo Pendarovski”.

Ai u zotua se do të vazhdojë të qëndroj pas konceptit Një shoqëri për të gjithë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimin ekonomik të shtetit.

Përfaqësuesi nga BDI-ja, Bujar Osmani, tha se tubimi para selisë së BE-së në Shkup është me qëllim që të ndjehen vlerat evropiane të shoqërisë së diveristeteve, me të cilat vendi ynë tashmë është në Evropë.

-E tregojmë fuqinë tonë evropiane me mikun tonë Stevo Pendarovski, kandidati i parë konsensual për president të shtetit. Ai është simbol i integrimit të brendshëm, lajmëtar i të ardhmes sonë evropiane dhe për atë Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ardhshëm i shtetit, tha përfaqësuesi nga BDI dhe njëherit zëvendëskryeministër, Osmani.

Kryetari i LSDM-së dhe njëherit kryeministër, Zoran Zaev, tubimin në Shkup e vlerësoi si historik. Ai tha se të vendosur shkojmë drejt progresit, Një shoqëri për të gjithë, integrime euro-atlantike, zhvillim ekonomik dhe se kjo do të përshpejtohet me Stevo Pendarovskin që do të na udhëheq përpara.

-Koha është që ta fuqizojmë erën e ndryshimeve pozitive. Me Stevo Pendarovskin përparimi i shtetit tonë konsiderueshëm do të forcohet. Vendi ynë do të ketë president që na udhëheq përpara, në vend të një penguesi, porositi kryetari i LSDM-së dhe njëherit kryeministër, Zoran Zaev.

Ai iu qytetarëve maqedonas, shqiptarë, turq, serb, boshnjakë, romë, vllahë dhe të gjithë të tjerëve, se perspektivat “euro-integruese” për të gjithë nënkuptojnë bukë, nënkuptojnë ekzistencë, nënkuptojnë paga më të larta, më shumë vende pune, investime të reja, mundësi që të rinjtë të mësojnë, të jetojnë dhe të punojnë në këtë vend – nënkuptojnë paqe dhe siguri”/

-Unë nuk kam dilemë, se secili nga ne e dinë këtë. Por, për të udhëhequr përpara të nderuar qytetarë është përgjegjësi, kërkon aksion, kërkon vendimmarrje. Ja argumentet, në tavolinë janë. Krahasoni dhe dilni në votime. E dini se për zgjedhjet presidenciale censusi është i lartë dhe nuk është e mjaftueshme që ta mbështesim Stevo Pendarovskin ose te jemi kundër Gordana Siljanovskas.

Atë duhet ta tregojmë me stilolaps, në vendvotime. Duhet të dalim në votime dhe ta tregojmë qëndrimin tonë. Qytetarët le ta zgjedhin presidentin e shtetit, bëri thirrje kryetari i LSDM-së dhe njëherit kryeministër, Zoran Zaev në tubimin në Shkup, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...