Reka: Nuk kemi opsion tjetër, përveç BE dhe NATO

Maqedonia

Reka: Nuk kemi opsion tjetër, përveç BE dhe NATO

Më: 14 prill 2019 Në ora: 21:43
Foto

Kandidati presidencial Blerim Reka, onte në tubimin në Zhelinë, Tetovë, porositi se më 21 prill do të ndodhë ndryshim i madh me të kaluarën politike.

Ai tha se me konceptin e tij të ri do t’i korrigjojë politikat e deritanishme të pushtetit. “Që të bëhet shteti, duhet të ketë sundim të së drejtës. Nuk kemi opsion tjetër, përveç BE dhe NATO, ndërsa korrupcioni dhe papunësia duhet të ndalen. Duhet të dihet edhe se ne nuk jemi popull për statistika, por ne jemi shqiptarë”, tha Reka.

Kryetari i Aleancës së shqiptarëve, Ziadin Sela, dërgoi kritika deri de LSDM-ja dhe BDI-ja, sepse sipas tij, shqiptarët në këtë koalicion nuk janë përfaqësuar mirë.

“Kemi për detyrë ta heqim maskën e juaj dhe atë që 18 vite manipuloni me shqiptarët. Ne asnjëherë nuk do ta përkrahim dikë që nuk është si ne dhe nuk është shqiptar”, tha Sela.

Para banorëve të Zhelinës foli dhe kryetari i Levizjes Besa, Bilall Kasami, i cili tha se BDI-ja nuk duhet të bëjë konsenzus të tillë, pasi “kur bën diçka së pari flet me vëllezërit, jo me fqinjët”.

“Pendarovski e din se nuk do ta ketë votën e pastër të shqiptarëve. BDI-ja në vitin 2014 nuk e përkrahi pasi që ishte opozitë, e tani jep përkrahje, sepse është pjesë e pushtetit”, tha Kasami. Në tubim fjalim mbajti dhe kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat