Ziadin Sela: E nisin fushatën me Gjergj Fishtën, dhe përfundojnë në përkrahje të Pendarovskit - Bota Sot
Ziadin Sela: E nisin fushatën me Gjergj Fishtën, dhe përfundojnë në përkrahje të Pendarovskit

Maqedonia

Ziadin Sela: E nisin fushatën me Gjergj Fishtën, dhe përfundojnë në përkrahje të Pendarovskit

Më: 14 prill 2019 Në ora: 23:06
Ziadin Sela

Sot shtabi zgjedhor i Blerim Rekës, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryetarin e Lëvizjes BESA Bilall Kasamin kanë qëndruar në Zhelinë, ku kanë ftuar qytetarët që në zgjedhjet e 21 Prillit të përkrahet kandidati i vetëm shqiptar profesor Blerim Reka. Lideri i Aleancës për Shqiptarët ka kritikuar partitë shqiptare që po përkrahin kandidatin maqedonas, dhe të njëjtët ofendojnë kandidatin shqiptar:

‘Nuk ka hipokrizi më të madhe, se të nisësh fjalimin me fjalët të urta nga Gjergj Fishta dhe në fund të përfundosh me përkrahje të Pendraovskit. Por nga ata çfarë s’kemi dëgjuar, na thonin që Luani është simbol i shqiptarëve, tani po mundohen të na mbushin mendjen me gjëra tjera, por ka ardhur koha ti largojmë nga skena politike. Mjaftë më përqeshët shqiptarët, mjaftë më na bëtë gaz i botës! – deklaroi Ziadin Sela.’

Gjithashtu Sela pati dhe mesazh për ata që janë kundër Blerim Rekës: Ne e kemi të lehtë të vijmë të bëjmë fushatë para shqiptarëve, ata mundohen që të na devijojnë qëllimin dhe na quajnë nacionalist. Sepse ne japim mesazh për tu përkrahur shqiptari, nëse kjo është nacionalizëm. Po pra, jemi nacionalsit. Por çka jeni ju që dërgoni mesazhe kundër kandidatit shqiptar? Këtë fjalë do të ua thotë populli me 21 Prill!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...