Rreth 30 centimetra borë në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Rreth 30 centimetra borë në Kodrën e Diellit

Më: 15 prill 2019 Në ora: 10:48
Kodra e Diellit

Tridhjetë centimetra borë gjatë natës ka rënë në qendrën dimërore-rekreative, Kodër të Diellit. Sipas të punësuarve në kapacitetet akomoduese, bora ka filluar të bie të dielën rreth orës 20:00 dhe gjatë natës ka formuar shtresë të madhe.

“Mund të themi se bora na ka befasuar. Hera e fundit kur ka rënë ishte në muajin shkurt, ndërsa në mars asnjë ditë nuk ka pasur borë. Tani për një kohë të shkurtë është formuar shtresë, ndërsa reshje ka pasur edhe në mëngjes”, tha Tihomir Anovski.

Ai tha se nuk beson që sezoni i skijimit do të vazhdojë, pasi në muajin prill temperaturat janë të larta dhe bora do të shkrihet shpejtë.

Ndryshe, borë ka edhe në rrugën rajonale Tetovë-Kodra e Diellit, e cila ka vështirësuar komunikacionin.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike thonë edhe gjatë ditëve të ardhshme priten reshje të reja të borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat